Ky është Rolejt Vata, 7-vjeçari i cili u nxor nga pallati në Thumanë para se të shembej, por më pas ka humbur kontaktet dhe familja nuk po e gjen.
Report Tv, raporton se Rolejt Vata ka humbur kontaktet me familjarët mesditën e së martës, pasi është nxjerrë nga mamaja i tij shëndoshë e mirë.
Rolejti është lënë poshtë ndërtesës, pasi mami i tij është ngjitur sërish në shtëpi të ndihmojë djalin e saj të madh dhe vjehrrin me vjehrrën.
Pasi është ngjitur, mami i 7-vjeçarit ka thyer këmbën, ndërkohë që i ka kërkuar vjehrrës që të nxjerrë djalin e madh jashtë, raporton shqiptarja.com.
Është rasti trishtë, ku vëllai i tij u gjet gjallë në prehrin e gjyshes, e cila e kishte mbrojtur me jetën e saj nipin.
Mami i 7-vjeçarit ka qenë në spital, por tani ka dalë dhe është në kërkim të djalit të vogël.
Kërkimet janë bërë edhe në morg, por fatmirësisht aty nuk ka mbërritur trupi i të voglit.