Live

U shoqërua në polici për një rast, por iku nga aty pasi doli se ka fletarrestim nga gjykata

11:06 / 02 Nëntor 2022

Nga admin

Një person është arratisur nga stacioni policor në Ferizaj.

Ai ishte shoqëruar në këtë stacion për t’u intervistuar lidhur me një rast, por gjatë verifikimit doli se ai kishte fletarrestim nga gjykata.

“Ferizaj 01.10.2022-06:00. Raportohet se është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar për intervistim lidhur me një rast, por gjatë verifikimit në data bazë ka rezultuar se i njëjti ka fletë arrest të lëshuar nga gjykata dhe ka arrit që të arratiset nga stacioni policor”, thuhet në raportin e policisë.

Shpërndaje në

U Kopjua