Live

U vranë 98 burra e djem para 24 vjetësh në Rezallë, Osmani: Nuk do të reshtim së kërkuar drejtësi

13:28 / 05 Prill 2023

Nga Kosova Live

Më 5 prill 1999-të në Kosovë ndodhi një nga masakrat më të mëdha në Kosovë.

Në këtë ditë, 24 vjet më parë u vranë 98 burra e djem të fshatit Rezallë të komunës së Skenderajt.

Por, forcat serbe më pas kryen një akt edhe më ç’njerëzor.

Aparati shtetëror i Serbisë, zhduki 44 kufomat e civilëve të vrarë.

Me këtë rast, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, tha se nuk do të reshtet së kërkuari drejtësi për viktimat.

“Masakra e Rezallës dëshmoi edhe një herë tipologjinë e masakrave të kryera, të planifikuara e të udhëhequra nga forcat shtetërore serbe, synimi i së cilave ishin sulmet përndjekëse masive, vrasjet, dhunimet, djegia dhe shkatërrimi i pronës, deportimi i dhunshëm dhe shfarosja e popullatës civile shqiptare. Secili nga civilët e vrarë në këtë masakër e ka historinë dhe trashëgiminë e tij. Të gjithë së bashku, ndërkaq, janë dëshmi e krimeve makabre që ka kryer Serbia në Kosovë”, tha Osmani

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...