Live

U zhduk një ditë parë, gjendet i mbytur në rezervuar 33-vjeçari në Kolonjë

09:58 / 17 Qershor 2024

Nga Kosova Live

Një 33-vjeçar i identifikuar si banor i fshatit Kagjinas të bashkisë së Kolonjës është gjetur i mbytur në rezervuarin e këtij fshati.

33-vjeçari një ditë më parë është larguar nga banesa e tij, ndërkohë që familjarët kanë kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e tij.

Gjetja e trupit është bërë e mundur vetëm ditën e sotme në ujërat e këtij rezervuari nga një prej familjarëve të tij dhe ka lajmëruar policinë.

Ka qenë shërbimi zjarrfikës ai që ka bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga rezervuari, ndërkohë që 33-vjeçari është dërguar në morgun e Korçës për ekspertizë për të mësuar shkakun e vdekjes në qoftë se ka qenë vetëmbytje apo ka pësuar arrest kardiak.

Sipas policisë 33-vjeçari Emiljano Bahollari kishte probleme të shëndetit mendor. /A2 CNN

Shpërndaje në

U Kopjua