Live

Udhëheqësi i Rrjetit Sizmologjik të Kosovës tregon se cilat zona rrezikohen më shumë nga tërmetet

21:02 / 20 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Shemsi Mustafa, udhëheqës i Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, tha se janë disa zona në Kosovë që rrezikohen më shumë nga tërmetet.

Sipas tij, në aspektin sizmik, territori i Kosovës gjendet në një zonë me aktivitet sizmik relativisht të lartë dhe kjo bazuar në katalogun historik dhe parametrat sic janë: tektonika, sizmotektonika që ka qenë në të kaluarën një aktivitet i lartë i tektonikës, pastaj topografia, formacioni gjeologjik, që territori i Kosovës e posedon nga mosha më e vjetër te mosha më e re.

“Kjo është një fakt që tregon shumë qartë sepse kur kemi të gjitha moshat e formacionit gjeologjik, tregon që ka qenë në të kaluarën një tektonikë shumë e theksuar, bazuar edhe në topografinë që e kemi, sepse Kosova ka një topografi shumë të theksuar, duke i qartësuar shumë mirë shkëputjet tektonike”, tha Mustafa.

Ai tha se parametri i parë kryesor është katalogu historik që është goditur në të kaluarën territori i Kosovës dhe janë tri zona që janë godit nga një termet me magnitudë 6.0 dhe 6.1 shkallë të rihterit dhe janë: zona e Pejës, zona e Prizrenit dhe zona Ferizaj, Viti, Gjilan.

“Harta qartëson shumë mirë faktikisht me përqindje të probabilitetit që këto tri zona që i përmenda, faktikisht zona veriore që përfshin nga Mitrovica deri në veri, zona veriperëndimore që fillon nga Istogu, domethënë shkëputja e Vrellës që ka gjeneru dhe mund të gjenerojë tërmete të asaj energjie që e potencova dhe mbaron te zona jugperëndimomre në Prizren, e cila në të kaluarën është goditur nga një termet 6.0 shkallë të rihterit. Pastaj, zona Ferizaj-Viti-Gjilan, që në vitin 1921 është goditur nga një tërmet 6.1 shkallë të rihterit dhe kjo hartë sqaron shumë mirë që në bazë të përqindjes së probabilitetit, këto zona mund të goditen me një përqindje 72.6% me një termet maksimal me një magnitudë 6.5 shkallë të rihterit”, deklaroi Mustafa në emisionin “Tempus” në KTV.

I njëjti theksoi se zona Prishtinë-Mitrovicë dhe zona e Drenicës, mund të goditet me një tërmet maksimal 6.1 shkallë të rihterit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...