Live

UEFA prezanton tre kandidatët për cmimin “Lojtari i Vitit”

16:01 / 15 Gusht 2019

Nga Kosova Live

UEFA ka publikuar listën e ngushtë të futbollistëve për cmimin “Lojtari i Vitit”.

Leo Messi, Virgil Van Dijk e Cristiano Ronaldo janë tre lojtarët kryesorë që UEFA ka përzgjedhur.

Fituesi do të zgjidhet më 29 gusht.

Lista e shkurtër e tre lojtarëve u zgjodh nga një juri që përbënte 80 trajnerët e klubeve që morën pjesë në fazat e grupeve të Ligës së Kampionëve 2018/19 (32) dhe Ligës së Evropës (48).

Së bashku me ta ishin edhe 55 gazetarë të zgjedhur nga grupi Evropian i mediave të Sportit (ESM), një nga secila nga shoqatat anëtare të UEFA-s.

Pas Messit, Ronaldos dhe Van Dijkut u renditen Alisson Becker, Sadio Mane, Mohamed Salah, Eden Hazard, Matthijs De Ligt dhe Frenkie De Jong

Shpërndaje në

U Kopjua