Live

Ukrainasit eliminojnë një njësi të paramilitarëve rusë Wagner

11:58 / 08 Dhjetor 2022

Nga Denis Fana

Ushtria ukrainase ka arritur të lokalizojë dhe eliminojë një njësi të grupit paramilitar rusë Wagner në Bakhmut.

Pamjet e filmuar nga ajri shfaqin mercenarët e Vladimir Putinit në një fushë të gjelbëruar. Ata goditen në mënyrë krejt të befasishm,e duke shpërthyer një raketë pranë tyre, transmeton Telegrafi.

Disa prej tyre që shpëtojnë marrin trupat e pajetë të bashkëluftëtarëve të tyre që t’i largojnë. Megjithatë derisa pushojnë paksa e pësojnë edhe ata.

Goditen drejtpërdrejtë nga një raketë tjetër e cila duket se i kishte lokalizuar me precizitet të paparë.

Ndryshe grupi Wagner njihet edhe si ushtria private e presidentit rus, që angazhohet sa herë që është nevoja për të kryer punët e tij të pista.

Ata së fundmi ekzekutuan në mënyrën më brutale një bashkëluftëtarë të tyre që kishte ndërruar anë.

Ai ishte kapur nga ukrainasit,e pasi që ishte pajtuar që të luftojë përkrah tyre dhe t’ju japë informacione të rëndësishme ishte kapur nga rusët. /Telegrafi/

Shpërndaje në

U Kopjua