Ushtria ukrainase ka publikuar raportin më të fundit sa i përket luftës, duke zbuluar detaje sa i përket humbjeve që ia kanë shkaktuar ushtrisë pushtuese.
Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka njoftuar se tetë tanke ruse janë shkatërruar brenda një dite, ku numri i përgjithshëm i tankeve të shkatërruara ruse nga fillimi i luftës shkon në 3197, transmeton Telegrafi.
Forcat ruse gjithashtu kanë humbur 22 mjete tjera të blinduara dhe shtatë sisteme artilerike, thuhet në komunikatën e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ukrainase.
Sipas Kievit, forcat ruse kanë humbur 650 ushtarë shtesë, duke shkuar numri i përgjithshëm i të vrarëve në luftën e Ukrainës në 126.160.
Numri i ushtarëve të vrarë rusë dhe atyre ukrainas dallon mes Kievit dhe Moskës, e është dëshmuar se vështirë janë të konfirmohen për faktin se në ato zona është rrezik të shkohet dhe verifikohet.