Zyrtarët ukrainas kanë raportuar shpërthime në objektet ushtarake ruse rreth qyteteve të pushtuara të Mariupol dhe Melitopol.
Kryebashkiaku i Melitopolit, Ivan Fedorov, raportoi gjithashtu shpërthime në një bazë ruse pranë qytetit, si dhe në një depo nafte në fshatin Novobohdanivka, raporton Sky News.
Ndryshe, si Mariupoli ashtu edhe Melitopoli, në jug të Ukrainës, janë nën kontrollin e forcave ruse.