Live

“Unë jam Jezusi”| Policia gjermane vret shtetasin kroat, iu vërsul me thikë forcave të rendit

13:01 / 15 Janar 2023

Nga Kosova Live

Të premten në qytetin gjerman Mosbach ka ardhur deri te një incident, ku policia u detyrua ta qëllojë një kroat të identifikuar si Robert B, raporton Bild.

Kjo e përditshme raporton se Robert B, 46-vjeç, kishte arritur para shtëpisë së ish-partneres dhe fëmijëve të tyre, i armatosur me thikë në një gjendje të paqëndrueshme mendore.

Në vendin e ngjarjes u shfaqën menjëherë policët, që e qëlluan, pasi siç pretendojnë u është vërsulur atyre me thikë në dorë.

E fqinja Gulber D, 68-vjeçe, që kishte njohur Robertin dhe familjen e tij, kishte parë tërë ngjarjen.

“Sapo isha kthyer në shtëpi nga puna. Zbrita nga autobusi kur pash Robertin. Kishte thikë në dorën e djathtë. Të duart i ngriti lart dhe filloi të citojë vargje biblike. Iu afrova dhe tentova ta qetësojë, por ai nuk më dëgjoi”, shtoi ajo për Bild.

“Nuk ishte vetja, thoshte: “Mua asgjë nuk mund të më ndodhë. Unë jam Jezusi”. Kisha frikë se do t’i bënte diçka të keqe ish-gruas dhe fëmijëve. Ishte shumë nervoz në të. Atëherë i telefonova policisë”, tha ndër tjera ajo për të përditshmen gjermane.

Pasi kishte arritur policia, kishin tentuar ta ndalin me gaz lotsjellës. Por ai vazhdoi të ecë në drejtim të tyre duke mbajtur duart lart, ku në të djathtën kishte thikën.

Sipas mediave gjermane, përcjell Telegrafi, njëri nga policët shkrepi disa plumba në drejtim të tij, e pavarësisht se policët dhe mjekët tentuan ta ndihmojnë, ai ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Bild raporton se Robert sipas pretendimeve të fqinjës, ka vuajtur nga skizofrenia. Ish-partnerja e tij ka qenë mendërisht i sëmurë.

Janë njohur në psikiatri dhe jetuan së bashku, por gjithmonë kishin pasur probleme dhe grindje. Sollën në jetë dy fëmijë, e pas dy viteve martesë – u shkurorëzuan.

Robert ishte zhvendosur në një shtëpi matanë rrugës, e gjykata e kishte lejuar një herë në dy javë t’i shohë fëmijët.

“Ajo çfarë është më e tmerrshme, që dy fëmijët e tyre panë gjithçka. Ngritën perdet në dritaren e tarracës dhe panë se çfarë ndodhi jashtë. Babai u ka vdekur para syve”, shtoi fqinja.

Shpërndaje në

U Kopjua