Live

UNICEF: Mbi 1 milionë vajza afgane nuk kanë ndjekur shkollën e mesme

11:15 / 31 Janar 2023

Nga Kosova Live

UNICEF thekson se gjatë tre viteve të fundit, më shumë se 1 milion vajza afgane kanë humbur mundësinë për të ndjekur shkollën e mesme. Në vitin 2023, nëse arsimi i mesëm mbetet i mbyllur, rreth 215,000 vajza që ndoqën klasën e gjashtë vitin e kaluar do t’u mohohet sërish e drejta për të mësuar.

Megjithatë, UNICEF thekson se “ka disa shenja pozitive pasi rreth 200,000 vajza vazhdojnë të ndjekin shkollat ​​e mesme në rreth 12 provinca”.Gjithashtu, në vitin e fundit, numri i orëve të arsimit me bazë komunitare që zhvillohen në shtëpi private/lokale është dyfishuar nga 10,000 në 20,000.

“Numrat janë alarmante. Më shumë se 1 milion vajza që duhet të kishin ndjekur shkollën e mesme, kanë humbur mësimin për 3 vjet. Fillimisht për shkak të Covid-19 dhe më pas, nga shtatori 2021, për shkak të ndalimit për të ndjekur shkollën e mesme”, tha zëvendësdrejtori i përgjithshëm i UNICEF, Omar Abdi.

“Me njoftimin e fundit, më 20 dhjetor, që i ndalon gratë nga universitetet dhe qendrat arsimore, shpresat e vajzave dhe grave afgane për të mësuar dhe për të punuar janë shtypur përsëri. Ne jemi shumë të shqetësuar për zhvillimin e vajzave dhe grave, dhe veçanërisht shëndetin e tyre mendor.”/abcnews.al

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...