Kombet e Bashkuara deklaruan të martën se mbi 7 milionë fëmijë janë prekur nga tërmeti masiv dhe shoku në Turqi dhe Siri, duke ngritur shqetësimet se “mijëra” nga ta kanë vdekur.
“Në Turqi numri total i fëmijëvë që jetojnë në 10 provincat e goditura nga dy tërmete është 4.6 milionë, kurse në Siri ky numër është 2.5 milionë”, thotë para gazetarëve në Gjenevë, James Elder, zëdhënës për UNICEF.