Live

Unikkatili nesër në Gjilan

15:15 / 07 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Reperi Viktor Palokaj i njohur si Unikkatili, nesër do të performojë para publikut gjilanas.

Këtë e ka bërë të ditur vet reperi përmes një postimi në instagram.

“Nesër me 8 gusht n’Gilan. A jeni gati??”shkroi artisti në postimin e tij në instagram . Ai do të performojë në diskotekën Stopclub.

Unikkatili ka disa ditë që ka ardhur nga Amerika dhe është duke e shijuar kohën në Kosovë. Ndërsa pas Gjilanit do të performojë edhe në një nga klubet e Pejës.

Reperi mbajti një koncert madhështor në Mitrovicë duke mbushur stadiumin “Adem Jashari”.

Shpërndaje në

U Kopjua