Ministri i Shëndetësisë sot në Qendren Klinike Universitare (QKUK),bashkë me Ministrin e Financave Bedri Hamzën,sot takuan drejtorët e reparteve në QKUK dhe infermierët.
Për së afër Ministrat njoftuan se deri në fund të vitit të gjithë do pajisen me rritjen e pagave.
Pos kësaj Ministri Ismaili i premtoi që do të vazhdojnë luftën ndaj korrupsionit në shëndetësi për të sjellë edhe më shumë investime në përmirësimin e kushteve të tyre të punës dhe shtimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Kosovës.
