Një nga urdhrat ekzekutiv që presidenti amerikan Doland Trump firmosi sapo mori detyrën, prek edhe qytetarët e Kosovës që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
118 qytetarë nga Kosova të cilët jetojnë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të dëbohen nga atje, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Kjo sipas një dokumenti të Drejtorisë së Emigracionit dhe Doganave, të publikuar nga Fox News, kosovarët në fjalë janë pjesë e 1.4 milionë emigrantëve që pritet të dëbohen nga SHBA.
https://drive.google.com/file/d/1-zHWps_98mARBFrTonlws4SXDzsnc7nf/preview
Vlen të theksohet se dokumenti pasqyron të dhëna nga nëntori i vitit 2024, të cilat thuhet se do të gjejnë zbatim edhe gjatë fushatës anti-emigracion të presidentit Trump.