Live

“Urime 1 prilli, kryeministër”| Analistët tallen me Kurtin

15:10 / 01 Prill 2023

Nga Kosova Live

Analistët kanë filluar talljen me kryeministrin Albin Kurti.

Ata ia kanë uruar kryeministrit 1 prillin, Ditën e Gënjeshtrës.

Në profilet e tyre në “Facebook”, ata kanë shkruar se kjo është dita e kryeministrit.

Urime dita e Kryeministrit!”, ka shkruar analisti Afrim Haliti.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe gazetari i Berat Buzhala.

Në statusin e tij, ai me ironie e ka quajtur kryeministër strateg.

Urime 1 prilli o strategu i jone”, ka shkruar Buzhala.

Kurse, aktivistja e shoqërisë civile Zana Avdiu ka shkruar se në këtë ditë kryeministri Kurti është dashur t`i mbaj dy intervista.

Albini sot u dashte mi majte dy intervistat. Kish fole shlire”, ka shkruar Avdiu.

Kurse, Jetlir Zyberi,  ka shpërndare një status të kryeministrin ku shkruante “Zajednica nuk kalon”.

Sipas tij, dita e kryeministri është 1 Prilli.

Urime dita jote kryemjeshtër”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në

U Kopjua