Situata në veri po vazhdon të jetë e njejtë. Barrikadat nuk janë larguar teksa serbët po vazhdojnë të qëndrojnë afër tyre.
Sipas raportimeve të mediave serbe, ushtarët britanikë në kuadër të KFOR-it, kanë biseduar me qytetarët serbë të cilët po qëndronin tek barrikadat.
Britanikët pyetën serbët nëse gjithçka është në rregull dhe se kush po i drejton barrikadat të vendosura në veri të Kosovës, raporton Kosovo Online, përcjell Nacionale.
E përgjigjen ia ktheu një serb i cili i tha se kjo pyetje duhet t’i drejtohet përfaqësuesve politik të tyre.
“Ushtarët britanikë i pyetën serbët nëse ishin të lumtur, dhe ata u përgjigjën pozitivisht. Për këtë, ushtarët e KFOR-it thanë se edhe ata janë të lumtur nëse serbët janë të lumtur”, raporton ky medium.