Live

Ushtarët britanikë të KFOR-it i pyesin serbët se kush po i drejton barrikadat, i përgjigjet njëri

11:15 / 15 Dhjetor 2022

Nga admin

Situata në veri po vazhdon të jetë e njejtë. Barrikadat nuk janë larguar teksa serbët po vazhdojnë të qëndrojnë afër tyre.

Sipas raportimeve të mediave serbe, ushtarët britanikë në kuadër të KFOR-it, kanë biseduar me qytetarët serbë të cilët po qëndronin tek barrikadat.

Britanikët pyetën serbët nëse gjithçka është në rregull dhe se kush po i drejton barrikadat të vendosura në veri të Kosovës, raporton Kosovo Online, përcjell Nacionale.

E përgjigjen ia ktheu një serb i cili i tha se kjo pyetje duhet t’i drejtohet përfaqësuesve politik të tyre.

“Ushtarët britanikë i pyetën serbët nëse ishin të lumtur, dhe ata u përgjigjën pozitivisht. Për këtë, ushtarët e KFOR-it thanë se edhe ata janë të lumtur nëse serbët janë të lumtur”, raporton ky medium.

Shpërndaje në

U Kopjua