Live

Ushtria amerikane vret zyrtarin e lartë të Shtetit Islamik në Somali

08:09 / 27 Janar 2023

Nga Kosova Live

Forcat e operacioneve speciale amerikane kanë vrarë një zyrtar të lartë të grupit të Shtetit Islamik dhe 10 operativë të tjerë terroristë në Somalinë e largët veriore, njoftoi të enjten administrata Biden.

Operacioni i kryer të mërkurën kishte në shënjestër Bilal al-Sudanin, një ndihmës kryesor financiar për organizatën terroriste globale, në një kompleks shpellash malore.

“Ky veprim i lë Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e saj më të sigurt dhe pasqyron angazhimin tonë të palëkundur për të mbrojtur amerikanët nga kërcënimi i terrorizmit brenda dhe jashtë vendit”, tha në një deklaratë Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin.

Presidenti Joe Biden u informua javën e kaluar për misionin e propozuar, i cili u krye pas muajsh planifikimi. Sipas dy zyrtarëve të lartë të administratës Biden që informuan gazetarët mbi operacionin në kushte anonimiteti, Presidenti dha miratimin përfundimtar për të kryer operacionin këtë javë pas rekomandimit të sekretarit Austin dhe Shefit të Shtatëmadhorsië, Gjeneral Mark Milley .

Shpërndaje në

U Kopjua