Live

Ushtria e Kosovës po përgatitet për misone paqësore

20:57 / 09 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Deri në vitin 2021 Ushtria e Kosovës do të reaizojë misionet e para ushtarake në Irak e Afganistan. Kështu thatë premtën komandanti i FSK-së, gjenrallejtnant, Rrahman Rama, gjatë një interviste për RTK-në, ku bëri të ditur se misoni paqësor i Ushtrsië së Kosovës do të bëhet në bashkëpunimmme Ushtrinë amerikane.

Komandanti Rama ka thënë më tej se bashkëpunimi i FSK-së me NATO-n dhe partnerët strategjikë po rritet.

“Bashkëpunimi me NATO-n dhe partnerët strategjikë vetëm është rritur. Kemi aq shumë përkrahje dhe aq shumë oferta sa nganjëherë nuk kemi kënd ta dërgojmë. Jemi në proces të disa kontratave dhe është sigurt që do të kemi armatim të sofistikuar siç e kanë vendet e NATO-s”, ka thënë ai.

Komandanti i FSK-së, ka theksuar se dekretimi i strukturës ushtarake nga Presidenti është faza e parë e ndryshimeve strukturore që parashihen me ligj.

Sa i përket debatit për veriun e vendit, Rama ka thënë se nëse merret një urdhër ata janë të gatshëm t’i përgjigjen aty pavarësisht se për ku bëhët fjale, sepse Ushtria e ka obligim ta mbrojë vendin.

Shpërndaje në

U Kopjua