Mediumi serb opozitar kundër regjimit të Beogradit “Nova.rs” ka bërë se ushtria serbe ka vendosur artileri pranë pikës kufitare në Jarinjë, përkatësisht topa me rreze të gjatë.
Vendosjes së artilerisë dhe filmave që po i bën presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, i parapriu shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mjosilovia, i cili gjatë mbrëmjes të së dielës u nisë për në Rashkë.
“Detyrat që i janë dhënë Forcave të Armatosura të Serbisë dhe mua si shef do të zbatohen plotësisht dhe do të realizohen si të tilla. Situata më poshtë është e komplikuar, komplekse, kërkon praninë e Forcave të Armatosura të Serbisë përgjatë vijës administrative dhe në periudhat e ardhshme Forcat e Armatosura të Serbisë, si prag paqeje dhe stabiliteti, do të drejtohen drejt ekzekutimit”, ka thënë Mosjsilovic për një medium serb.
Ndërkaq, gjatë mbrëmjes të dielës mediat pro regjimit të Beogradit kanë raportuar mbrëmë së në Zubin Potok ka pasur shkëmbime zjarri mes serbë dhe Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës disa caste pas këtyre raportimeve ka demantuar mediat pro regjimi të Vuçiqit duke bërë të ditur se nuk ka pasur incidente mes pjesëtarëve të saj dhe asnjë grupi në veri të Kosovës.
Ndërkaq, KFOR-i ka konfirmuar se u qëllua me armë zjarri në afërsi të patrullës së saj në Zubin Potok. Në një përgjigje për Portali Dukagjini nga zyra për informim, thuhet se ngjarja ka ndodhur derisa ushtarët e KFOR-it ishin duke kryer detyrat e tyre.
E sa i përket këtij incidenti KFOR- bëri të ditur se është duke hetuar këtë rast.
KFOR, përmes një komunikate për media, ka theksuar se incidenti është shkaktuar nga persona të panjohur, të armatosur, në zonën e Zubin Potokut.
“Nuk ka të lënduar apo dëme materiale dhe po punohet për zbardhjen e të gjitha fakteve”, thuhet në njoftim.
“Duke qenë se janë planifikuar takime ndërmjet të gjitha palëve, është e rëndësishme që të gjithë të përfshirët të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë tensione dhe të përshkallëzojë situatën”.
KFOR-i pret që të gjithë aktorët të përmbahen nga shfaqjet provokuese të forcës dhe të kërkojnë zgjidhjen më të mirë për të garantuar sigurinë e të gjitha komuniteteve.