Live

Uzurpimi i hapësirave publike, deri në 500 euro dënim për bizneset

21:57 / 23 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Këto hapësira janë te dedikuara për qytetarët. Megjithatë, pavarësisht se janë hapësira publike, ato shpeshherë shfrytëzohen edhe nga bizneset e ndryshme të gastronomëve në kryeqytet.

Shërbimet që i kanë, i ofrojnë edhe në pjesën e jashtme të objektit ku edhe vendosin tavolinat, edhe pse një gjë e tillë nuk është e lejueshme.

Qytetarët i frekuentojnë vazhdimisht këto vende.

Megjithatë ka prej tyre që i pengon uzurpimi i këtyre hapësirave nga kafenetë.

Gjatë javës së kaluar, drejtoria e inspekcionit ka filluar të bëjë lirimin e këtyre hapësirave të zëna nga këto kafe.

Madje në ditët në vazhdim kanë edhe lagje të tjera në plan.

Sipas Dushit, bizneset zakonisht mirëkuptojnë në largimin e tyre, mirëpo cili është dënimi në të kundërtën?

Për të marrë leje në lidhje më përdorimin e këtyre hapësirave publike, bizneset duhet të drejtohen tek Drejtoria e Shërbimeve Publike.

Televizioni ka dërguar pyetje tek kjo drejtori për te kuptuar se sa leje janë dhënë gjatë këtij viti, megjithatë të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje gjatë kësaj të enjte.

Shpërndaje në

U Kopjua