Live

Vajza e Ilir Shaqirit fituesit të “Big Brother Vip” fanse e këngëve të rivalit të tij Donaldit

15:37 / 31 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Emily Shaqiri, vajza e fituesit të “Big Brother Vip 1” Ilir Shaqirit, surprizoi ndjekësit e saj me videon e fundit në Tik-Tok.

Ajo publikoi një video ku shfaqet në makinë, duke kënduar këngën e “rivalit” të babait të saj, Donald Veshajt.

Bëhet fjalë për këngën e Donaldit, të titulluar “Nuk je”, ndërsa Emily këndon: “Unë e di që jam idiot ama jam idioti jot.”

Menjëherë ndjekësit e saj vërshuan me komente, për zgjedhjen e këngës, por Emily sqaroi shpejt gjithçka duke shkruar: “Përshëndetje djema, nuk jam zënë me babin”, duke lënë të kuptojmë se Iliri nuk e ka problem faktin që Emily është fanse e muzikës së Donaldit.

Shpërndaje në

U Kopjua