Live

Valon A . Syla – Nuk eshte bota Gllogjan

16:15 / 10 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Ne një postim ne rrjetin social Facebook Valon A. Syla themeluesi i Gazetes Metro thotë:
“S’ka lidhje çka mendojnë disa në Facebook, apo në Deçan. Por është me rendësi çka mendon Washingtoni, Brukseli, Parisi dhe vendet fqinje për ne. Nuk është bota Gllogjan.”

Postimi i plote
“Të gjithë avokuesit, mbrojtësit dhe vendimarrësit e taksës 100%, nuk press ti kërkojnë falje Kosovës për izolim diplomatik dhe inflacion e zhvletftësim ekonomik 100%, edhe pse ende po vazhdojnë me eufori të fryhen e krekosen duke e ditur e se çmimet janë 30 përqind më shtrenjtë…
Dikush nga masa edhe mund të ju uroj. Por te secili njeri i ditur, i informuar dhe i ndershëm i këtij vendi e keni humbur betejën, sepse e dinë dëmin që e keni shkaktuar.
S’ka lidhje çka mendojnë disa në Facebook, apo në Deçan. Por është me rendësi çka mendon Washingtoni, Brukseli, Parisi dhe vendet fqinje për ne. Nuk është bota Gllogjan.
Këtë urim e keni për Kryeministrin 100%, Qeverinë 100%, më të dobëtën në historinë e politikës Kosovare 100%, e Ramush 100% Haradinaj.”

Shpërndaje në

U Kopjua