Live

Van Dijk flet për ‘Topin e Artë’: Nëse e fiton Messi, nuk ka humbës

14:06 / 02 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

Sonte me fillim nga ora 20:30 do të ndahet çmimi i madh për ‘Topin e Artë’, ku momentalisht janë në garë 30 futbollistë.

Por dy futbollistët favoritë mbesin mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil Van Dijk dhe gjeniu i Barcelonës, Lionel Messi.

Për qendërmbrojtësin holandez është hera e parë që ndodhet në këtë pozitë për ta fituar ‘Topin e Artë’.

28-vjeçari ka thënë se nuk ka humbës në këtë mbrëmje nëse e fiton Messi këtë çmim të madh individual.

“Nëse Messi e fiton këtë trofe atëherë nuk ka humbës në këtë mbrëmje”, ka deklaruar Van Dijk.

“Jam shumë krenar që jam në atë konkurrencë, të jem aty për mënyrën si jam paraqitur me ekipin vitin e kaluar dhe me vendin tim është diçka e bukur”, shtoi holandezi.

Ish-anëtari i Groningen, Celtic dhe Southampton ka thënë se është krenar që ka arritur deri këtu, pasi pak lojtarë kanë mundësi të jenë në këtë konkurrencë.

“Është thjesht diçka për t’u krenuar sepse pak lojtarë arrijnë në këtë mes. Po e përsëris se nuk ka humbës në këtë mbrëmje, por të shohim se çfarë do të ndodh”, përfundoi qendërmbrojtësi holandez.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...