Live

Varhelyi: Lajçaku së shpejti në Beograd

14:52 / 28 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Komisioneri evropian Oliver Varhelyi tha sot se i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Miroslav Lajçak, së shpejti do të vijë në Beograd dhe do t’u përgjigjet pyetjeve që kanë të bëjnë me dialogun.

Gazetarët i kërkuan Varhelyi një koment për takimin e djeshëm ndërmjet Prishtinës dhe Beograd në Bruksel, ku ai u përgjigj: “Lajçakun do ta shihni së shpejti në Beograd”.

Varhelji ndodhet në Beograd, ku së bashku me Vuçiqin morën pjesë në nënshkrimin e këstit të parë të grantit investues për seksionin Beograd-Nish, si pjesë e paketës financiare të Bashkimit Evropian për Korridorin e 10-të hekurudhor.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...