Live

Vasfije Krasniqi për pjesëmarrjen në seancën e Këshillit të Sigurimit: Fillimisht nuk na u lejua hyrja në sallë, treguam anën e së vërtetës dhe drejtësisë

08:31 / 23 Prill 2024

Nga Kosova Live

Presidentja Vjosa Osmani në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka marrë me vete edhe heroinat Fahrije Hoti, Vasfije Krasniqi, Elmaze Muçolli dhe Shyhrete Tahiri.

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman ka thënë se fillimisht nuk iu lejua hyrja në sallë, por më pas me insistimin e presidentes Osmani ato u futën aty.

Vasfije Krasniqi-Goodman thotë se sa herë jemi në kushte të barabarta, Serbia humb çdo betejë.

“Derisa, Goebbelsi i Millosheviçit, i cili mbanë anën e së keqes (tek e fundit, aty e ka vendin) dhe bënte propagandë kundër Kosovës e shqiptarëve.

Në anën tjetër, në anën e drejtësisë të vërtetës e demokracisë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani-Sadriu, shpërfaqi të vërtetën e cila si asnjëherë më parë u tha qartë e më zë të lartë se Serbia, ka kryer krime… “merr guximin e kërko falje për krimet që keni bërë””, ka shkruar Krasniqi-Goodman.

Krasniqi-Goodman ka shtuar se pavarësisht se ishim ekip këshillëdhënës fillimisht nuk na është lejuar hyrja në sallë.

“Pavarësisht se ne ishim ekip këshillëdhënës fillimisht nuk na është lejuar hyrja në sallë, por me insistimin dhe këmbënguljen e Presidentes një gjë e tillë u lejua dhe NE, e shoqëruam Presidenten në takim. Ky ishte një hap shumë i rëndësishëm drejtë rrugës dhe misionit tonë”, shkroi ajo.

Kujtojmë se muaj më parë presidentja Vjosa Osmani, emëroi Vasfije Krasniqin në pozitën e dërguarës së posaçme për dhunën seksuale gjatë luftës.

Ajo ka thënë se Krasniqi i ka dhënë zë dhimbjes së mijëra grave të përdhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Shpërndaje në

U Kopjua