Mëngjesin e sotëm nisi një aksion bastisjeje, i urdhëruar nga prokurori i Dhomave të Specializuara, në banesën e Adil Behramaj, i cili dikur ka qenë këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi.
Tanimë janë bërë 10 orë që kur ka filluar ky aksion bastisjeje nga zyrtarë të Prokurorisë Speciale dhe ende nuk dihet se sa do të zgjasë.
Tek hymja e banesës së Adil Behramajt po qëndrojnë edhe vetura të EULEX-it, ndërkaq zyrtarë policorë po asistojnë në këtë bastisje. Ata nga ora 14 kanë bllokuar hyrjen që shpie te banesa e Behramajt.