Live

Vazhdon tensioni britaniko-iranian në Gjirin Persik

10:30 / 30 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Londra zyrtare e hodhi poshtë idenë për lirimin e një cisterne iraniane, në këmbim të anijes me flamur britanik, të kapur nga Irani në Gjirin Persik.

“Kjo nuk ka të bëjë me asnjë lloj shkëmbimi. Ka të bëjë me respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe të rregullave të sistemit ligjor ndërkombëtar”, tha sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab, për BBC-në.

Tensionet janë rritur ç’prejse Shtetet e Bashkuara janë tërhequr nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015. Në javët e fundit, Irani dhe Britania e Madhe kanë kapur në Gjirin persik cisterna me naftë të njëri-tjetrit, duke vënë edhe më shumë presion mbi marrëveshjen bërthamore.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...