Live

Vazhdon vala e dorëheqjeve të Serbëve në institucionet e Kosovës në veri

13:40 / 08 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Vazhdon vala e dorëheqjeve të Serbëve në institucionet e Kosovës në veri. Gjyqtarët, prokurorët dhe personeli tjetër gjyqësor kanë paraqitur gjithashtu dorëheqjet e tyre. Edhe pse kryetarja e gjykatës tha për media se Këshilli Gjyqësor ka tentuar të ndihmojë për çështje të caktuara duke emëruar kryesuesin Zogaj, megjithatë, ajo thekson se ende janë shkelur pjesë të Marrëveshjes së Brukselit për gjyqësorin.

“Ky është njoftimi që kam bërë dy ditë më parë. Sot, gjyqtarët që dje nuk i kanë dërguar dorëheqjet Këshillit Gjyqësor të Kosovës, këtë e kanë bërë përmes emaileve zyrtare. Kolegët tanë shqiptarë dhe punonjësit administrativë janë ende duke punuar në gjykatë dhe i gjithë stafi administrativ dhe gjyqtarët serbë kanë dhënë dorëheqje. Tani thjesht presim mënyrën se si do të trajtojmë rastet dhe pajisjet dhe zyrën që kemi përdorur. Unë po flas në emrin tim, nuk po kthehem, e të tjerat ua lë politikanëve”, tha gjyqtari i Apelit në Prishtinë dhe anëtar i Këshillit Gjyqësor në Prishtinë, Nikola Kabasic.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...