Live

Vdekja e 22 vjeçares nga Besia, arrestohen babë e bir: Dyshohet se e shtynë drejt vetëvrasjes

10:57 / 27 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Për rastin e 22-vjeçares nga fshati Besi i Prishtinës, Blerta Osmani, që kishte vdekur më 1 tetor të këtij viti në rrethana dhe motive të paqarta, policia ka arrestuar babë e djalë.

Babë e bir janë arrestuar nën dyshimin për veprat penale: ‘Vdekje e dyshuar, Shtytje në vetëvrasje, Manipulim me prova, Armëmbajtje pa leje, Lajmërim apo kallëzim i rremë’, njofton policia.

“Fsh. Besi, Prishtinë (NN) 01.10.2019 – 19:50. Lidhur me rastin me datën  26.11.2019 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj babë e djalë të  i cili dyshohet se kanë kryer veprat penale të cekura më lartë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

22-vjeçarja kishte marrë plagë vdekjeprurëse në kokë si pasojë e shkrepjes së plumbit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...