Live

Vdekja e Arlind Gjikollit, reagon ministri i Kulturës

22:56 / 05 Dhjetor 2022

Nga admin

Hajruallah Çeku, ministër i Kulturës, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Arlind Gjikollit, i njohur me nofkën “Gjika”.

Gjikolli ka qenë zëvendës-drejtor në Telegrafi.com, por ishte edhe artist, që Çeku e cilësoi si nga më të guximshmit.

“Arlind Gjikolli – Gjikla, një nga pionierët e muzikës rap në Kosovën e pasluftës, anëtar i grupit ËNC që revolucionarizoi skenën e muzikës me hymnet që nga sot do të jehojnë në përjetësi. Kontributi i tij në rap skenen e Kosovës dhe të Pejës ka qenë dhe do të mbetet me peshë”, ka deklaruar ai.

“Arlindi ishte edhe një vizionar i rrallë në industrinë e mediave dhe marketingut, por mbi të gjitha një bashkëqytetar model të cilit vendi ynë do t’ia ndjej shumë mungesën”.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve, bashkëpunëtorëve të tij, dhe gjithë komunitetit artistik”, ka shprehur ngushëllime Çeku.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...