Live

Vdekja e dyshimtë në Shkabaj para dy muajve, policia arreston tre persona

15:14 / 06 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka njoftuar janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje tre persona në lidhje me vdekjen e dyshimtë që ka ndodhur më 28 dhjetor të vitit 2022 në Shkabaj.

“Ndaj njërit prej personave të dyshuar, është hapur rast për veprën asgjësim, dëmtim apo heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim në vendin e punës, ndërsa ndaj dy të dyshuarve të tjerë është hapur rast për kallëzim të rremë, pasi që ka rezultuar një mos përputhje e fakteve me deklaratat e tyre”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

Vdekje e dyshimtë

Me datën 28.12.2022, në stacionin policor të Obiliqit, është iniciuar një rast vdekje e dyshimtë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Shkabaj, ku një person dyshohet se ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime. Viktima mashkull, nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës.

—INFORMACION SHTESË

Arrestohen tre persona të dyshuar

Hetuesit nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme -Prishtinë, të cilët janë duke e hetuar rastin e vdekjes së dyshimt, që ka ndodhë në dhjetor të vitit të kaluar, sot kanë arrestuar tre persona të dyshuar.

Ndaj njërit prej personave të dyshuar, është hapur rast për veprën Asgjësim, dëmtim apo heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim në vendin e punës, ndërsa ndaj dy të dyshuarve të tjerë është hapur rast për kallëzim të rremë, pasi që ka rezultuar një mos përputhje e fakteve me deklaratat e tyre.

Personat e dyshuar pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në

U Kopjua