Live

Vdes avokati nga Prishtina

13:17 / 11 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Ka vdekur sot avokati nga Prishtina, Shefki Sylaj.

Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Avokatëve të Kosovës.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot me datë 11.02.2023 (e shtune) në ora 14:00 në varrezat e lagjes Arbëria (Dragodan) – Prishtinë.

Avokati Shefki, u lind me 05.01.1941, në Kamenicë. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës në vitin 1969, ndërsa Provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë në Prishtinë, ndërsa profesionin e avokatit e ushtroi nga data 25.12.1991, me seli të zyrës në Prishtinë.

Shpërndaje në

U Kopjua