Live

Vdes ish-drejtori i Urbanizmit në Ferizaj, Zeqir Baftiu

12:46 / 30 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu njoftoi se sot u nda nga jeta  inxhinieri i parë i ndërtimtarisë në këtë qytet dhe ish-drejtori i Urbanizmit, Zeqir Baftiu.

Ai teksa i shprehu ngushëllime familjes së Baftiut, theksoi se jamë momente pikëllimi, “për të gjithë ne që e njohëm e bashkë punuam me të ndjerin”

“Nga i ndjeri, përveç shembullit plot virtyte njerëzore e të përkushtimit profesional, do të kujtoj gjithmonë, respektin e mirësinë e veçantë që pakursim ndau me mua dhe me të gjithë bashkëpunëtorët e tij”, shkroi ai në Facebook.

“Dashuria e mirësia njerëzore, këshillat e tij, mendimet e vyera, sjellja brilante, profesionalizmi i lartë e energjia pozitive që e karakterizonte gjithmonë, janë vlerat dalluese, eprore të karakterit të tij njerëzor e profesional”.

Shpërndaje në

U Kopjua