Ka vdekur në moshën 47-vjeçare, bashkëshortja e heroit Adrian Krasniqi, Merita Mehmetaj.
Lajmin për vdekjen e saj e kanë konfirmuar të afërmit e saj.
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot në moshën 47 vjeçare, ndërroi jetë motra jonë Merita Mehmetaj. Varrimi do të bëhet nesër në ora 14:00 në varrezat e fshatit Dubovë e Madhe- Pejë. Me pikëllim të thellë familja”, thuhet në njoftim.
Merita ishte ndër studentet e helmuara nga regjimi serb, në vitin 1990.
Ajo qëndroi pranë heroit Adrian Krasniqi, duke dhënë kontribut të çmuar derisa ata vepronin në Tiranë.