Shkrimtari japonez, i cili i dha vendit të tij çmimin e dytë Nobel për letërsinë, ishte më i njohur për veprat e tij për tmerret e luftës, si dhe për jetën e djalit të tij me aftësi të kufizuara.
Ai njihej gjithashtu si një aktivist i shquar kundër armëve bërthamore dhe energjisë bërthamore, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
Kenzaburo Oe ndërroi jetë më 3 mars 2023. Botuesi i tij Kodansha tha se vdekja e tij ishte për shkak të pleqërisë.
Ai fitoi çmimin Nobel për Letërsinë në vitin 1994, pasi gjyqtarët vlerësuan romanet e tij “të errëta poetike” për “pamjen shqetësuese të gjendjes njerëzore”.
Oe ishte dhjetë vjeç kur Japonia u mund në Luftën e Dytë Botërore. Në shkollë, ai pyetej çdo ditë nëse ishte i gatshëm të vdiste për perandorin e vendit dhe ndjeu turp kur e kuptoi se nuk ishte i gatshëm.