Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 11:30, në stacionarin shëndetësor të Qendrës Korrektuese të Dubravës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet E.D, viti i lindjes 1974.
Si pasojë e sëmundjes është kërkuar që i burgosuri të dërgohet në stacionarin e burgut të Dubravës, mjeku kujdestar ka bërë kontrollin mjekësor, ku edhe përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë, transmeton Klan Kosova..
I njëjti ishte i dënuar për veprat penale: Grabitje, Mbajtje në pronësi ose posedim i paautorizuari armëve.
SHKK për shkak të gjendjes së tij shëndetësore ka bërë dy herë kërkesë për pezullimin e dënimit, por kërkesat janë refuzuar.
Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes.