Ish-Komandanti i UÇK-së nga rrafshi i Dukagjinit, Daut Haradinaj ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Atdhetarit dhe profesorit nga Rahoveci, Sabahajdin Cena.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se ai ishte shtylla e mobilizimit per luftën mbrojtëse të popullit tonë.
“Qenka ndarë nga jeta burri që për plot 50 vite ishte në shërbim te Atdheut”, ka shkruar Daut Haradinaj.
Reagimi i plotë:
Qenka ndarë nga jeta burri që për plot 50 vite ishte në shërbim te Atdheut. Sabahajdin Cena nga Rahoveci ishte shtylla e mobilizimit per luftën mbrojtëse të popullit tonë. Ai udhëhoqi me kujdes popullin në fronte të shumta deri në çlirim.
Do të kujtojmë si burrë të madh, Prof!