Ka ndërruar jetë, raposodi i njohur, Ali Krasniqi.
Lajmi është bërë i ditur nga Fitim Shala, drejtor komunal në komunën e Malishevës.
Njoftimi i plotë i tij
Na la artisti, rapsodi e legjenda e folklorit Baca Ali Krasniqi.
Me plis bardh, tirqi, kmish e shall e plot sharm, sa shumë i shkonte edhe sharkia në dorë e zërin e veqantë që ai e kishte.

Baci Ali na la, por kënga e zëri i tij do të këmbojnë në vendin tonë, sa të ketë breza e gjenerata si nipërit e tij që po e trasojnë rrugën e tij.
I përjetshëm kujtimi për bacin Ali Krasniqi!
Ngushëllime familjarëve, miqëve, shokëve e bashkëpuntorëve të rapsodit Ali Krasniqi.
Mirënjohës për kontributin e tij