Live

Vela: Banditët e Radoiçiqit do të sillen para drejtësisë për veprat e tyre kriminale

22:17 / 01 Prill 2023

Nga Kosova Live

Blerim Vela, shef i stafit në Kabinetin e Presidentes së Republikës së Kosovës, ka reaguar në lidhje me arrestimin e të dyshuarit për plagosjen e dy zyrtarëve policorë, si dhe për djegien e veturave në rajonin e Zubin Potokut, të cilat ishin me targa RKS.

Vela, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se banditët e Radoiçiqit do të dërgohen para drejtësisë për veprat e tyre kriminale.

“Një i dyshuar për djegien e veturave të serbëve vendas në veri të Kosovës është arrestuar nga Policia e Kosovës. Një person me histori të gjatë kriminale! Bashkësitë lokale në veri mund t’i besojnë forcës policore multietnike. Banditë e Radoiçiqit do të sillen para drejtësisë për veprat e tyre kriminale”, ka shkruar Vela në Twitter.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...