Shefi i stafit të presidencës së Kosovë, Blerim Vela, ka deklaruar se mediat pro-qeveritare të Serbisë po raportojnë rrejshëm se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ndodhet në Belvedere.
Ai u kërkoi qytetarëve që mos të binë pre e dezinformatave dhe propagandës së tyre.
“Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara për të ruajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë”, shkroi ai në Twitter.