Live

Vendosen 17 flamuj të shteti amerikan, në oborrin e Qeverisë së Kosovës

22:14 / 07 Nëntor 2022

Nga admin

Gjatë mbrëmjes së sotme, para objektit të Qeverisë së Kosovës janë vendosur flamujt të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjithsej, 17 flamuaj të shteti mik të Kosovës, kanë mbushur oborrin e qeverisë.

Kosovalive.net, ka provuar të kontaktoj më zëdhënësin e qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziun, pork y o fundit si çdo herë nuk e hap telefonin për mediat online.

Nuk është hera e parë që zëdhënësi i qeverisë Kurti, nuk është i çasshëm për gazetarët, pasi që në shumicën e kohës ai dhe kabineti i qeverisjes  së tij janë jo transparent ndaj mediave kosovare.

Ndryshe, SHBA dhe BE po kërkojnë nga Kosova formimin e Asociacionit. Këtë kusht e kanë edhe serbët për t’u kthyer në institucionet e Kosovës. Kurti e ka kundërshtuar kërkesën amerikane edhe sot./Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua