Live

Veriu dhe përplasja me ShBA-në, Muhaxhiri: Kurti po mundohet të ruaj votën e militantëve

10:23 / 23 Shkurt 2024

Nga Kosova Live

Analisti Artan Muhaxhiri, ka vlerësuar se veprimet e kryeministrit Albin Kurti në veri dhe përplasjet e tij me ShBA-në dhe BE-në po bëhen për konsum të brendshëm politik.

Ai ka deklaruar kreu i qeverisë dhe Lëvizja Vetëvendosje janë duke u mundur ta ruajnë bërthamën e votuesve ekstrem.

“Sepse Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Kurti janë duke u munduar me ruajt bërthamën e votuesve që janë më të ashpër, që janë më militantë, dhe pastaj fokusi është me atë bazë dhe ajo bazë mund të mbahet vetëm tentime të tilla. Pra, vetëm me tentime që Kosova të paraqitet super-sovran e cila mund t’i thotë jo Amerikës, BE-së e kështu më radhë. Këto elemente këto porosi kanë efekt shumë të madhe te ajo kategori e votuesve”, ka thënë ai në emisionin “Click” në “RTV21”.

Ai ka vlerësuar se ndryshe nuk mund të kuptohet veprimet e qeverisë Kurti.

Sipas tij, një qeveri normale nuk do të futej në përplasje të tilla.

“Nuk ka asnjë nacionalitet në për një qeveri e cila do te ketë sukses afatgjatë të bëjë kësi akte, të hyjë në konflikt me ShBA-në dhe BE-në”, është shprehur Muhaxhiri.

Shpërndaje në

U Kopjua