Live

Veriu në kaos, Gërvalla “kënaqet” me shkarkim edhe të tre diplomatëve

21:08 / 07 Nëntor 2022

Nga admin

Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar.

Por, përderisa i gjithë spektri politik në Kosovë po jep qëndrimet dhe alternativat e veta për ta shtensionuar situatën atje, zëvendësja e Albin Kurtit, Donika Gërvalla-Schwarz, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, po e “shijon” edhe më tutje hakmarrjen e saj.

Që nga ardhja e Donika Gërvalla-Schwarz në krye të MPJD-së, ajo ka filluar diferencimin politik në grupe të caktuara diplomatësh brenda politikës së jashtme.

Së fundmi, Gërvalla mësohet se ka shkarkuar edhe një grup diplomantësh kosovarë, shkruan Demokracia.com.

Edhe tre diplomatë që kanë punuar në shërbimin e jashtëm të Kosovës që na viti 2011 janë shkarkuar këtë të premte.

Demokracia.com ka mësuar se Gërvalla ka shkarkuar Vahid Haxhiun, i cili deri më tani ka shërbyer në Ambasadën e Kosovës në Riad të Arabisë Saudite. Leonita Harxhin, e cila ka shërbyer në Bruksel dhe Turkesh Dalifi, pjesëtar i një komuniteti pakicë, i cili ka shërbyer në Athinë të Greqisë.

Kjo nuk është hera e parë që Gërvalla-Schwarz po hakmerret ndaj diplomatëve me përvojë të gjatë veçse janë të punësuar nga partitë e tjera. /Demokracia.com/

Shpërndaje në

U Kopjua