Live

Veriu, shembulli i Humollit: Rugovës i thoshin mos lufto, ndërsa CIA e mbështeste luftën në takime me Xhavit Halitin

21:25 / 07 Nëntor 2022

Nga admin

Duke folur për situatën e tensionuar në veri të Kosovës, deputeti i Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, Fatmir Humolli ka thënë se është i bindur që Qeveria e Kosovës ka një plan për ta menaxhuar këtë situatë.

Ai, duke iu kthyer viteve të paraluftës, ka sugjeruar që ndërkombëtarë mund të përçojnë mesazhe të përziera në situata si kjo. Sipas Humollit, përderisa ish-presidentit Ibrahim Rugova ndërkombëtarët i thonin të mos luftohej, CIA e kishte mbështetur luftën në takime me Xhavit Halitin.

“Po nisem prej praktikës së viteve ’90. Rugovës i kanë thënë mos me luftu. Në të ’97-ën, Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, ka pasur takime me mekanizma të ndryshëm të shteteve perëndimore që e kanë mbështetë luftën tonë. Xhavit Haliti ka pasur takime me CIA-n që e kanë mbështetur luftën. Derisa ata neve na kanë mësuar që të luftojmë për vendin tonë, kurse politikës së Rugovës i kanë thënë me njejtë”, ka deklaruar Humolli në Pressing të T7.

Humolli ka thënë se ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill nuk mund të përkujdeset për shqiptarët nga Beogradi. Sipas tij, ai i kishte kërkuar ish-presidentit Rugova që të shëtiste nëpër Kosovë në vitin 1998 në vend se t’i sugjeronte që ta nis luftën.

“Në këtë situatë ka dalë e vërteta. Lufta e UÇK-së ka bërë që ne sot ta kemi një ambasadë amerikane këtu, e Hilli me u përkujdes për shqiptarët prej Beogradit. Ne e dimë që Hilli në ’98, Rugovën e ka pas qitë për të shëtitur në Kosovë në kohë lufte. Ai është dashur t’i sugjerojë Rugovës që lufta është një mekanizëm që të çon drejt paqes e çlirimit. Në rrethanat në të cilat jemi, jam i bindur që Qeveria ka program për hapat mëtutje. Në këto hapa nuk është e drejtë me ndërhy se çka po bën sot e çka po bën nesër”, ka thënë tutje Humolli.

Sipas mendimit të Humollit, amerikanëve nuk mund t’iu bëhesh aleat duke mos repsketuar veten.

“Nëse ne nuk e respektojmë veten, ne nuk bëhemi aleat të amerikanëve, por telash për të. Në këto rrethana duhet të sillemi me kompetencë, ashtu siç na ka besuar populli. Demokracia është qysh na ka mësuar perëndimi”, ka deklaruar ai. /GazetaExpress

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...