Live

Vërshimet në Klinë, Elezaj kërkon ndihmën e qeverisë për të përmbushur kërkesat e qytetarëve

21:36 / 23 Janar 2023

Nga Kosova Live

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, ka publikuar pamje të qytetit pas vërshimeve.

Elezaj ka shkruar se vërshimet kanë dëmtuar prona publike, shtëpi e biznese, dhe sipas tij dëmet janë të mëdha.

I pari i Klinës ka kërkuar mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për të përmbushur kërkesat e qytetarëve.

Pamje nga vërshimet në Klinë. Prona publike të dëmtuara e shtëpi dhe biznese të përmbytura. Dëmet që kanë lënë pas vërshimet e fundit janë jashtëzakonisht të mëdha. Aq sa janë dëmet e mëdha janë edhe kërkesat e qytetarëve për kompensim të dëmeve, sepse riparimet duhet të fillojnë menjëherë. Ne në bazë të mundësive tona nuk do të kursejmë asgjë për t`ju dalë në ndihmë secilës familje e biznes të dëmtuar, por është e domosdoshme ndihma e Qeverisë së Kosovës për të përmbushur kërkesat e shumta e të arsyeshme të qytetarëve.” – ka shkruar ai në Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua