Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka thënë se janë të shqetësuar me vërshimet që kanë ndodhur në disa komuna të Kosovës së fundmi.
Ai ka shtuar se komuna e Bujanocit do të mundësinë e ofrimit të ndihmës për qytetarët në nevojë.
“Të shqetësuar nga vërshimet e fundit që kapluan disa komuna të Republikës së Kosovës, ndajmë dhembjen me bashkëkombasit tanë me shpresën që përveç dëmeve materiale mos të ketë pasoja në njerëz. Komuna e Bujanocit ditëve në vijim do të shqyrtojë mundësinë e ofrimit të ndihmës për qytetarët në nevojë, dhe i ftoj të gjithë qytetarët vullnet-mirë të komunës së Bujanocit që t’i përgjigjen thirrjes së vëllezërve tanë në Kosovë për ndihmë”, shkruan ai në Facebook.