Nga vërshimet e ditëve të fundit ka pësuar edhe komuna e Podujevës.
Kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se sot ka vizituar disa nga familjet të cilat kanë pësuar më tepër nga vërshimet ditëve të fundit në Komunën e Podujevës.
“Nga afër kam parë edhe intervenimet që po bëhen nga kompanitë e kontraktuara për zgjerimin e shtratit të lumenjëve dhe sanimin e rrugëve. Nga vërshimet dëme janë shkaktuar në shtëpi banimi, biznese private, toka bujqësore, ferma të bagëtive, infrastrukturë rrugore etj. Ne kemi ngritur Komisionin për Vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, ku tashmë komisioni ka filluar punën për vlerësimin e të gjitha dëmeve të shkaktuara.
Pas pranimit të raportit, bazuar në mundësitë tona komunale, si dhe duke kërkuar edhe ndihmën e institucioneve qendrore do të ndihmojmë qytetarët tanë”, ka shkruar ai në Facebook.