Live

Veseli: Do ta ruajmë partneritetin me perëndimorët me çdo kusht

12:19 / 14 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), i ka pritur të mërkurën në një takim lamtumirës dy ambasadorë të deritanishëm në vendin tonë: ambasadorin britanik, Ruairí O’Connell dhe ambasadoren kroate, Marija Kapitanoviq.

Gjatë këtij takimi Veseli ka thënë se ruajtja e marrëdhënieve me partnerët perëndimorë është jetike për të ardhmen e Kosovës.

“Unë gjithmonë kam besuar në partneritet. Unë mendoj se për të pasur sukses dhe prosperitet, duhet të ruajmë marrëdhëniet speciale që kemi ndërtuar me SHBA-të dhe BE-në. Unë jam i bindur se duke dëmtuar këtë lidhje dëmtohet Kosova, prandaj ne nuk duhet ta lejojmë që të ndodh kjo gjë”, ka thënë Veseli.

Sipas Veselit, një nga çështjet për të cilat qytetarët do të duhej të vendosnin në zgjedhjet e ardhshme është se, nëse Kosova do të vazhdojë t’i forcojë marrëdhëniet e saj të veçanta me aleatët, apo do t’i trajtojë partnerët e saj si të ishin armiq dhe të përpiqet të mbijetojë e vetmuar.

 Në këtë takim Veseli po ashtu ka thënë se Kosova e ka arritur pavarësinë e saj fal luftës së guximshme të UÇK-së nga njëra anë dhe duke ndërtuar një koalicion të fuqishëm me partnerët ndërkombëtarë nga ana tjetër.

Shpërndaje në

U Kopjua